Sajmir Tahiri: Berisha, Noka e Agron Kuliçi nuk ma mbyllin dot gojën (VIDEO)



Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, deklaroi përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, se ai nuk është lejuar që të takojë babain e tij, të arrestuar me akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

Tahiri nuk komentoi çështjen në fjalë, por la të kuptohej se ishte një instrument kundër tij, për t’i mbyllur gojën.

Tahiri tha se Berisha nuk ia mbyll dot gojën.

“Sipas meje, askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin. Inkurajoj cilindo të hetojë cilindo.

Por nuk mund të rri këtu pa e thënë se këta njerëz, Sali Berisha, Flamur Noka, Agron Kuliçi, që nuk kanë hezituar për hir të fëmijëve të Saliut të më gjobisin përmes policisë, po këta njerëz nuk kanë hezituar të vrasin njerëz në bulevard, bënë shumë pak kundra meje. Mund të kishin gjetur ndonjë instrument që të bënin më shumë.

Garantoj në emër të çdo sekonde të jetës sime, kontributit dhe përkushtimit tim, ia garantoj Argitës, Shkëlzenit, Flamurit, Lulzim Bashës, Agron Kuliçit se nuk ma mbyllin gojën me asnjë instrument.

Nuk do rri asnjë sekondë pa drejtuar gishtin ndaj krimeve që kanë bërë. Nuk do rri rehat pa siguruar që të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe ata që kanë bërë krime të dalin para ligjit.

Unë shpresoj që hetimi të bëhet sa më i plotë. Shpresoj që edhe fëmijët e Saliut t’i bëjnë llogaritë mirë, edhe këta që janë në pushtet t’i bëjnë llogaritë mirë, sepse çështja e barazisë para ligjit nuk mbaron me cilindo presioni që bëjnë,” tha Tahiri.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...