Majlinda Bregu hedh foto të Ramës në Facebook: Shikoni pak dorën e majtë të tij (FOTO)



Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka qenë e shqetësuar për disa foto të Edi Ramës, ku ai kishte shkruar diçka në dorën e tij të majtë. Sipas Bregut, e cila ka hedhur në faqen e vet në Facebook disa foto të Ramës, shprehet se Rama ka shkruar programin e “Rilindjes” në dorë, duke kopjuar. Por, se nga kopjuar Rama programin, nëse e ka shkruar vërtet në dorë, kjo nuk merret vesh.

Majlinda Bregu hedh foto të Ramës në Facebook: Shikoni pak dorën e majtë të tij (FOTO)“Vini re dorën e majtë të Edi Ramës. Ky kopjac i keq mundohet të bindë popullin e Kukësit me kopje. Ka shkruar tezat e “Rilindjes” në dorë. Ky as mban mend se çka brenda”Rilindjes”! Kështu është kur nuk beson as vetë rrëmujën që e quan program. Kopjac i pashoq!”, ka shkruar Bregu në Facebook.

Stafi i Edi Ramës ka ironizuar pas kësaj ministren, duke thënë se nuk ka me çfarë merret, por shikon fotot e Ramës. Ironia ka vijuar më tej, kur stafi i Ramës shprehet se si minister e Integrimit, ajo duhet ta dijë se është duke shkelur të drejtën e autorit, pasi fotot janë marrë pikërisht nga faqja zyrtare e Edi Ramës.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...