Berisha në Lushnjë: PD mban pretimet, në 23 qershor fitojmë thellësisht



21 Janari, festë kombëtare? Kryeministri: Do ta shqyrtoj me seriozitet

Berisha në Lushnjë: PD mban pretimet, në 23 qershor fitojmë thellësishtReformat e suksesshme, i mbijetuam krizës ekonomike

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka siguruar të gjithë demokratët e Lushnjës dhe të gjithë Shqipërisë se fitorja e PD-së në 23 qershor është e sigurt. Duke nënvizuar faktin se kjo forcë politike i mban premtimet e saj, kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se fitorja do të vijë e thellë dhe me një diferencë shumë të madhe.

“Për sa i përket PD-së, unë jam shumë optimist që 23 qershori do ti japë në Lushnjë, Partisë Demokratike fitoren më të thellë, por kjo arrihet kur të gjithë mbështetësit e saj, të gjithë simpatizantët e saj të trokasin njerëzisht në çdo zemër, në çdo derë dhe jo me salltanete dhe eufori, por me arsyetim dhe mirëkuptim. Ta dëgjojmë zërin e çdo qytetari dhe të bëjmë çdo sqarim .

Një gjë është shumë e vërtetë, ne mbajmë premtimet. Dje ju e patë tunelin e Elbasanit. Ju garantoj se në vitin 2005 nuk e kisha menduar ndonjëherë se mund ta bënim ne, por ja u bë”, – shtoi Kryeministri. Në takimin, i cili vijoi konsultimet me qytetarët, Berisha priti me interesim dhe iu përgjigj një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh, nga ana e tyre, me premtimin se mandati i ardhshëm qeverisës do ta bëjë Shqipërinë, ashtu si çdo qytetar e ëndërron atë.

“Të dashur miq, erdha sot tek ju me qëllimin më kryesor të dëgjoj vërejtjet sugjerimet, opinionet, mendimet tuaja për projektin e 4 viteve që vijnë, “Lushnja e zhvilluar, Lushnja evropiane”, “Shqipëri a e zhvilluar, Shqipëria evropiane”, – nënvizoi numri një i qeverisë. Më tej ai u shpreh se qytetarët do të jenë Kryeministri që do të drejtojë atë deri në zgjedhjet e 23 qershorit.

Kongresi i Lushnjës

I pyetur se përse 21 Janari, data e mbajtjes së Kongresit të Lushnjës nuk është shpallur ende festë kombëtare, Kryeministri tha se bllokim ka qenë roli i Mbretit Zog. Kreu i qeverisë tha se do ta shqyrtojnë këtë propozim.

“Të flasim haptas, Kongresi i Lushnjës e meriton 100% të jetë festë kombëtare, por dhe kjo nuk ka pengesë për të ndodhur, por i vetmi problem për ne është që fatkeqësisht jemi të detyruar të kemi festa ndërkombëtare më shumë se të tjerët. Mirëpo ditët e shumta të pushimit rëndojnë mjaft sipërmarrjen private, jopublike.

Ne do e shqyrtojmë me shumë vëmendje dhe do gjejmë një zgjidhje. Sepse ngjarja është absolutisht mrekullia shqiptare. Është bërë një përpjekje e madhe në ato data ndaj meriton ta vemi në piedestal. U la në hije se aty kishte luajtur një rol thelbësor Zogu, që kishte pjesë të rëndësishme si ministër i Brendshëm.

Enver Hoxha e vështroi gjithë këtë në këtë kontekst. Por shqiptarët e kanë të qartë se kjo është ngjarje më madhore në historinë tonë kombëtare”, – tha kreu i qeverisë.

Fermerët

Në qendër të diskutimeve ishin fermerët dhe problemet që ata mendojnë se duhet që të zgjidhen për të përmirësuar ndjeshëm jetën e tyre. “Shqipëria rurale ka marrë investimet më të mëdha në rrugë dhe në infrastrukturë.

Kemi ndërtuar dhe asfaltuar me qindra rrugë në zonat rurale për tu dhënë zhvillim. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për zhvillimin e investimeve të fermerëve”, – u shpreh kreu i qeverisë. Kryeministri shtoi se në vendi i rëndësishëm për fermerët ka qenë dhe heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për importet e makinerive.

I pyetur me akuzat e opozitës, Kryeministri Berisha theksoi se është bërë i pandjeshëm ndaj sulmeve. “Opozita sulmon dhe është në tagrin e saj të sulmojë, por tani do them një gjë, meqë jam para qytetarëve, sulmet i konsideroj të pandejshme ndaj meje.

Sekreti i jetëgjatësisë sime politike qëndron në një fakt para së gjithash. E kam nisur karrierën time me një apartament me 83 m2, tani jetoj në një apartament të dytë me 125 m2. Dhe kurrë nëse do ndiqja rrugën e parave do kishe ndjekur rrugën e të tjerëve, do hapja klinikë private si doktor e të tjera me radhë.

Unë kam bërë një zgjedhje dhe do i qëndroj kësaj zgjedhjeje”, – vlerësoi kreu i ekzekutivit. Kryeministri Berisha theksoi më tej se reformat e ndërmarra nga qeveria kanë qenë një histori suksesi ndërsa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të vijuar me suksesin e tyre.

“Ne kemi prirje t`i korrigjojmë gabimet dhe të mos i përsërisim gabimet tona. Nga dita që nisa konsultat dhe deri më datën 23 qershor ju dhe vetëm ju do të jeni kryeministri im”, – shtoi Berisha.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...