Kukës, PS denoncon dublimet në listat e zgjedhësve



KUKES – Drejtuesit e Partisë Socialiste në Kukës kanë denoncuar pasaktësitë që janë konstatuar në listat e zgjedhësve të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Kukës, PS denoncon dublimet në listat e zgjedhësveSipas tyre, në listat e afishuara nga drejtuesit vendorë, janë konstatuar një numër i madh pasaktësish, të cilat kanë të bëjnë me shtimin fiktiv të numrit të zgjedhësve, dublimet e shumta, personat mbi 100 vjeç, që faktikisht janë të vdekur, por vijojnë të jenë në lista,si dhe lëvizje botuesish nga një qendër votimi në një tjetër.

Në një dalje për mediat, Rozafat Sopi, përfaqësues i PS-së së Kukësit i ka bërë thirrje drejtuesve vendorë që të evitojnë këto pasaktësi pasi ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek procesi zgjedhor.

Në qarkun e Kukësit, numërohen 197 qendra votimi dhe prej këtyre listave janë hequr më shumë se 250 dublime. Qarku i Kukësit numëron 27 njësi vendore, ku tre janë bashki dhe 24 janë komuna.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...