Zgjedhjet 2013, ja kandidatët e mundshëm për të 12 qarqet (FOTO)



IRANE – Partitë kryesore politike kanë nisur piketimin e kandidaturave për deputetë, që do përfshihen në listat shumëemërore sipas qarqe për t’i përballur me qytetarët gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të këtij viti.

Zgjedhjet 2013, ja kandidatët  e mundshëm për të 12 qarqet (FOTO)Më të avancuara janë dy partitë e mëdha, PS e PD, por dhe partitë e tjera LSI e Metës, FRD e Topit dhe AK e Spahiut. Që janë në procesin e diskutimit dhe të evidentimit të njerëzve që kanë më shumë mbështetje në komunitetet ku pritet të konkurrojnë për të thithur sa më shumë vota më 23 qershor. Dy partitë e mëdha politike, PS e drejtuar nga Edi Rama e PD e drejtuar nga Sali Berisha s’kanë bërë shumë ndryshime përsa i përket listave të kandidatëve për deputetë sipas qarqeve, duke u rrotulluar e përdorur si “bërthamë” të tyre listën e deputetëve aktualë.

Por dhe duke shtuar figura të tjera politike, si dhe duke lëvizur kandidatët për deputetë, kryesisht në drejtimin e listave në disa qarqe. Kështu PS mësohet se përpos vendosjes së emrave të deputetëve aktualë, do lëvizë Ben Blushin nga qarku i Korçës në qarkun e Elbasanit, ndërkohë që Valentina Leskaj pritet të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Vlorës.

Mësohet gjithashtu dhe afrimi i intelektualëve në kandidimin për PS, ku tashmë risia më e madhe është vënia përballë Berishës në krye të listës së kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, të vetë liderit të opozitës, Edi Rama, duke na prezantuar tashmë për herë të parë një përplasje kokë më kokë mes tyre. Por që në kryeqytet mësohet se kandidon dhe kreu i LSI Meta, kreu i FRD Topi si dhe kreu i AK Spahiu. Dhe PD mësohet se është mbështetur në listën e deputëve aktualë, duke shtuar në lista e disa nga zv.ministrat më të suksesshëm, siç bëhet fjalë në qarkun e Fierit, në të Tiranës, por dhe në qarqe të tjera.

Nga ana tjetër demokratët kanë tentuar të ruajnë balancat, ndërsa nuk përjashtohen mundësitë për ndryshime radikale në këto lista, për shkak të përllogaritjes së forcave deri në momentin final ligjor kur listat përfundimtare të dërgohen në KQZ për tu “mbyllur” përfundimisht deri në pritje të rezultatit pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Dhe për PS për partitë e tjera, listat e kandidatëve të mundshëm për deputetë sipas qarqeve s’janë përfundimtare, pasi do ndryshohen deri në momentet e fundit, në varësi të situatave politike dhe në varësi të listave të rivalëve politikë.

Për më tepër listat e publikuara nga ne, jo domosdoshmërisht kanë këtë renditje, por janë marrë sipas burimeve nga degët e partive nëpër rrethe dhe seksibiliteteve që kanë për kandidatët e mundshëm për zgjedhjet e ardhshme.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...